LIVE/ Morëm “JO” për negociatat, Rama konferencë me kryeministrin Zoran Zaev (VIDEO)

Pas mohimit nga ana e BE për hapjen e negociata, kryeministri Rama dhe homologu maqedonas, Zoran Zaev po mbajne një konferencë të përbashkët.

Vendimi për “JO” për hapjen e negociatave u mor pasi Bullgaria nuk ra dakord për marrëveshje me Maqedoninë.

Theksojmë se kjo ishte hera e parë që Shqipëria nuk kishte asnjë “Jo” nga vendet anëtare të këtij Këshilli.

Fjala e Zaev në konferencë: I dashur mik i imi, Edi Rama. Jam këtu me vëllanë dhe mikun tim Edi Rama. Sot Europa ka një problem. Ideja e madhe ka një problem, është vetë BE. Brukseli na porositi se BE nuk ia del që të sigurojë integrimin e merituar të Ballkanit.

Ky është problemi, nuk ia dolën që ta pengojnë bllokadën e një vendi. Por ne nuk jemi të vetëm, nuk do të mbetemi të vetëm dhe as të izoluar. Koleg, shok, vëlla Edi Rama. Me shqiptarët e kemi vizionin e njëjtë dhe jo politikat e mureve dhe ndarjeve.

Ne nuk ndalemi këtu. Në këtë rrugë janë edhe Serbia, Kosova dhe Mali i Zi. Ne jemi Europë! Me Ramën po paralajmërojmë se edhe më shumë do i afrojmë popujt tanë. Vlerat e BE janë në pikëpyetje. /albeu.com/

 

 


Shtuar 23.06.2021 16:49