LIVE/ Mblodhi 64 % të demokratëve në Kuvend, Berisha i ekzaltuar: Ju përulem! (VIDEO)

Ish-kryeministri Sali Berisha pasi arriti të thyejë pritshmëritë me 4934 delegatë dhe miratimit të statutit të ri, ka marrë fjalën e tij para të gjithë demokratëve.

I lumtur për arritjen dhe miratimin në parim të statutit, Berisha lajmëroi rithemelimin e Partisë Demokratike, e cila pritet të shkojë në zgjedhje më 22 mars të vitit që vjen.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të dashur delegatë të Kuvendit më madhështor më të bukur, më triumfues dhe me mahnitës në historinë e pluralizmit shqiptar në këto 30 vite.

Kuvendit që mblidhet si monument i lirisë së shqiptarëve, Kuvendi që mblidhet si monument i rithemelimit të PD,Kuvendit të parë në historisë të kultit të anëtarërit të partisë demokratike, të kultit të lirisë të qytetarit të lirë.

Shqiptarë ju përshëndes fort nga kjo platformë nga e cila vendosim të rithemelojmë PD, ta shëndërrojmë atë në partinë e idealeve të PD, në partinë e interesit kombëtar, por mbi të gjitha në partinë e qytetarit, anëtarit dhe në forcën politike do të jetë në pushtet dhe do të ketë në qendër qytetarin shqiptar.

Vijon… /albeu.com/

 

Ndiqeni këtu LIVE kuvendin e Berishës:  ?

 


Shtuar 11.12.2021 13:20