Listat e kandidatëve për deputet, debat mes Sulës dhe Gogut: Dil ti përjashta!

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve janë zhvilluar diskutimelidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Përveç diskutimeve ka patur edhe debate me tone të ashpra mes deputetëve Dashnor Sula dhe Toni Gogu. Gjithçka nisi kur deputeti demokrat Sula po jepte propozimet e tij lidhur me listat e kandidatëve.

“Nuk ka kuptim që 1/3 e listës e keni të mbyllur dhe 2/3 të hapura. Ose mbani listat e mbyllura, ose mbani listat totalisht të hapura”, tha Sula. Por ndërsa po sqaronte propozimin e tij, i ka ndërhyrë socialisti Toni Gogu, që i kërkoi demokratit Sula që ti jepte fund propozimeve të tij.

Kjo ndërhyrje ka inatosur deputetin demokrat i cili më pas iu drejtua Gogut duke i thënë që të dalë jasjtë.

“Dil përjashta, nuk meriton fare të jesh në Kuvend,” tha Sula.


Shtuar 24.07.2024 21:54

Tags: ,