LISTA/ Nga Biden te Blinken, zyrtarët amerikanë të sanksionuar nga Putini

Rusia ka vendosur sanksione kundër disa zyrtarëve amerikanë, si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve amerikane të vendosura më herët.

Sanksione i janë vendosur presidentit amerikan Joe Biden, djalit të tij, Sekretarit të Shtetit Antony Blinken, zyrtarëve të tjerë amerikanë dhe individëve të lidhur me ta, tha Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë të martën, shkruan CNN.

“Në përgjigje të një sërë sanksionesh të paprecedentë që ndalojnë, ndër të tjera, hyrjen në Shtetet e Bashkuara për zyrtarët e lartë të Federatës Ruse, nga 15 marsi i këtij viti, ‘lista e ndalimit’ ruse përfshin në bazë të reciprocitetit Presidentin J. Biden, Sekretarin e Shtetit A. Blinken, Sekretarin e Mbrojtjes L. Austin dhe Kryetarin e Shefave të Përbashkët të Shtabit M. Milley, si dhe një numër shefash departamentesh dhe figura të shquara të SHBA-së”, thuhet në deklaratë.

Deklarata vazhdoi duke shpjeguar se ky hap hakmarrjeje ishte “një pasojë e pashmangshme e kursit jashtëzakonisht rusofob të marrë nga administrata aktuale e SHBA-së”.

Lista e zyrtarëve të sanksionuar nga Rusia:

Presidenti i SHBA Joe Biden

Sekretari i Shtetit Antony Blinken

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin

Kryetari i Shefave të Përbashkët të Shtabit Gjeneral Mark Milley

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jacob Sullivan

Drejtori i CIA-s, ëilliam Burns

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki

Daleep Singh, zëvendës këshilltar i Bidenit për sigurinë kombëtare për ekonominë ndërkombëtare

Administratorja e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar, Samantha Power

Djali i Presidentit Biden, Hunter Biden

Ish-sekretarja e shtetit Hillary Clinton

Zëvendës Sekretari i Thesarit Wally Adeyemo

Reta Jo Leëis, presidente dhe kryetare e bordit të drejtorëve të Bankës së Eksport-Importit


Shtuar 15.03.2022 17:57