Lindja e Mesme në prag të “shpërthimit”, dy aeroplanmbajtëse në Mesdhe: Çfarë presin amerikanët nga Izraeli

Nga Jeremy Bowen-BBC

Ndërsa Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken mbërrin në Tel Aviv, ka një ndjenjë pritjeje, ose ngrirjeje të veprimeve/planeve ushtarake, për aq kohë sa ai do të jetë këtu.

Ai është jashtëzakonisht i shqetësuar për përshkallëzimin rajonal të kësaj lufte dhe veçanërisht shumë i shqetësuar për përfshirjen e Hezbollahut – aleatit të madh të Iranit.

Nisur nga kjo. Amerika po lëviz një sasi fenomenale të forcës në Mesdhe – dy aeroplanmbajtëse bashkë me forcën mbështetëse të tyre.

Ajo që është gjithashtu interesante – dhe unë nuk e kam parë këtë më parë – është megjithëse Izraeli gjithmonë merr mbështetje nga amerikanët për t’u mbrojtur, këtë herë kjo nuk është një çek i bardhë.

Tashmë ka mesazhe të përsëritura nga amerikanët se “Izraeli kësaj radhe duhet t’i bëjë gjërat ashtu siç duhet”, siç thotë Blinken.

Kjo është për shkak se ata janë të shqetësuar se një rritje e madhe e numrit të civilëve të vrarë nga palestinezët do të rrisë ndjeshëm temperaturën në rajon.

Kjo ndjenjë e pasigurisë, rrezikut dhe paqëndrueshmërisë këtu në Lindjen e Mesme është veçanërisht e dukshme tani. /albeu.com


Shtuar 16.10.2023 11:08