Lindi në tualetin e QSUT-së, e reja: Nuk e dija që isha shtatzënë

Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me ngjarjen e pazakontë që ka ndodhur gjatë mesnatës së djeshme në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ku një vajzë e cila ka shkuar me dhimbje barku ka lindur në tualet foshnjën e saj.

Reagimi i Shoqatës së Infermierëve:

Pas ngjarjes se ndodhur mbremje e djeshme ne Urgjencen polivalente te QSUT ku nje e re rreth moshes 20 vjeçare e paraqitur me dhimbje barku lind ne tualetin e Urgjences Shoqata e Infermiereve vajti ne Urgjence ku mori informacione te metejshme te nje rasti te rralle te ndodhur ne Shqiperi.

Stafi deklaroj qe vajza sapo eshte paraqitur ne Urgjencen ka deklaruar per dhimbje te forta barku dhe fryrje barku dhe direkt eshte drejtuar per ne tualetin e Urgjencen ku ne pak minuta ajo dhe ka kryer nje lindje ne ambjentet e tualetit.

Pas ndihmes se dhene aty e reja bashke me femijen eshte shoqetuar ne ambjentin e salles se kirurgjise ku eshte bere dhe trajtimi i metejshem dhe ku eshte kryer dhe prerja e kordonit te bebit e me pas eshte njoftuar stafi i maternitetit te cilet jane paraqitur dhe kane transportuar ne ambjentet e maternitetit nenen me femijen e saj.

I gjithe stafi ka mbetur i shtangur kur nena kishte deklaruar qe nuk ishte ne dijeni te nje shtatzanie e cila ka sjell nje reagim te madh ne mes stafit dhe familjareve te vajzes.

Gjithsesi i urojme shendet te mire nenes dhe femijes dhe pse nje ngjarje e tille eshte nje kembane alarmi per rinine Shqiptare.

Shoqata e Infermiereve te Shqiperise


Shtuar 18.04.2022 17:20