Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ditën e sotme ka ndarë një video tejet emocionuese të një nëne të re e cila ka sjellë në jetë vajzën e saj teksa ishte në terapi intensive.
Vëtë Fabiola shprehet se i neglizhoi simptomat e COVID, ndërkohë që arriti në një pikë shumë të rëndë për shkak të kësaj sëmundje dhe përfundoi në reanimacion.
‘Ishte një sfidë shumë e madhe si për mua dhe për vajzën. Ishte një neglizhencë pak nga ana ime dhe nuk i vura rëndësi simptomave të para, por arrita në një pikë shumë të rëndë. Në reanimacion kam bërë lindjen në mënyrë shumë urgjente. Atje pata një shërbim shumë të shkëlqyer. Falenderoj stafin e maternitetit.’- tha nëna e re.
Postimi i Manastirliut