Lila në krah të Bashës edhe pas humbjes: Sfida e vërtetë sapo ka nisur

Futbollisti Andi Lila ka vijuar të shfaqë mbështetjen për krye demokratin Lulzim Basha edhe pse humbi zgjedhjet e 25 prillit.

Lila shprehet në Instagram se ndihet i privilegjuar për angazhimin që PD i ka dhënë gjatë fushatës si Koordinator Kombëtar i Sportit, ndërsa e ka konsideruar si një mallkim atë që pritej të ishte dita e ndryshimi të madh. Megjithatë sipas Lilës sfida e vërtetë sapo ka nisur.

“U sollëm si europiane, por u shperblyem si në mesjetën barbare. Por, ne në tokë kurrë nuk ramë. Sfida e vërtetë sa ka nisur. Partia Demokratike, gjithë demokratët e bashkuar me z.Basha në krye, do ja dalim në përballjen me këta manipulatorë”, shkruan Lila.

Postimi i plotë

Me privilegjin që z.Basha dhe Partia Demokratike më dhanë si Koordinator Kombëtar i Sportit,

kudo ku shkuam, këdo që takuam, vetëm shkëlqimin e shpresës, të optimizmit, ndryshimit e perspektivës me sytë tona vështruam gjithkund. Por dita e ndryshimit të madh erdhi si një mallkim, shkaktuar nga manipulimi i pamatshëm, dhuna e bandave të ushqyera nga tregu zyrtar i hashashit, shtypja e presioni i administrates, makineria e oligarkëve furnizuar me paratë e siguruara prej taksave publike, policia e drejtësia në këmbë për të avokuar kriminelët. Ato i pushkatuan zgjedhjet e lira si askund në botë e askush në trojet shqiptare. Ato grabitën shpresën, të ardhmen e fëmijëve tanë. U sollëm si europiane, por u shperblyem si në mesjetën barbare. Por, ne në tokë kurrë nuk ramë. Sfida e vërtetë sa ka nisur. Partia Demokratike, gjithë demokratët e bashkuar me z.Basha në krye, do ja dalim në përballjen me këta manipulatorë. Ne do ju mbështetim, sepse uragani popull tashmë nuk do ndalet, së bashku do i prijmë.

Ne jemi këtu,do të jemi këtu,në mbrojtje të demokracisë, sepse ne jemi shqiptarë dhe veç gjuhën amtare flasim


Shtuar 2.05.2021 19:33