Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është përgjigjur në lidhje me ligjin që PS po përgatit të nxjerrë.
Sipas ligjit të PS, qeveria ka gati një ligj për të nxjerrë nga politika personat që janë bashkëpunëtorë të sigurimit.
Në një konferencë për mediet Meta tha se Rama po përgatit fundin e tij, duke thënë se do i japë kënaqësinë për çdo ligj që bën kundër tij apo kundër Berishës.
Meta tha se çfarëdo ligji që qeveria bën kundër tij apo Sali Berishës, ata do ja fusin aty ku e meriton.
“Më argëton kjo nismë e re për arsye se jo vetëm që ndihmon dhe përshpejton rënien e lirë të kryeministrit aktual dhe në largim për të ecur më tej drejt fundit të tij të merituar, por shumë të vonuar për arsye që ju i dini shumë mirë.
Deri përpara një viti kontrollonte plotësisht opozitën në vend. Do i japim kënaqësinë për ligjet që bën kundër meje dhe Sali Berishës. Do ja fusim atje ku i shijon më shumë. Ajo që nuk shmang dot, është që do të përgjigjet sipas asaj që ka bërë vetë, sipas firmave që ka hedhur tak-fak.
Kemi denoncuar shumë afera ku Rama është i përfshirë personalisht. Këtyre parrullave që le të denoncojnë këta, ne i dimë. Ka pasur burra të tjerë që bënin si Ismail Qemali njëherë e një kohë, dhe kishin mendjen për të vjedhur në dogana. JKy edhe më keq do e ketë fundin e vet”, tha Meta.
vijon…/albeu.com