Lideri historik i PS-së/ Fatos Nano feston sot ditëlindjen, e gjeni dot sa vjeç mbush ish-kryeministri

Fatos Nano, lideri dhe themeluesi i parë i Partisë Socialiste, feston ditëlindjen e tij të 70-të. Nano ka lindur në Tiranë ndërsa prindërit e tij ishin Thanas Nano, ish-drejtor i RTSH dhe Maria Nano, një zyrtare qeveritare.

Ai e filloi karrierën e tij në dhjetor të vitit 1990, ku u emërua për herë të parë si Sekretar i Përgjitshëm të Këshillit të Ministrave.

Në janar 1991, u gradua në postin e zëvendëskryeministrit, në qeverinë e Adil Çarçanit. Në fund të shkurtit 1991, Alia e emëroi Nanon kryeministër të qeverisë kalimtare.

Në zgjedhjet parlamentare të 31 marsit 1991, Partia e Punës e Shqipërisë fitoi shumicën dhe Ramiz Alia emëroi Nanon për herë të dytë kryeministër.

Nano u zgjodh kreu i ri i Partisë Socialistë më 13 qershor 1991.

Pas ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike në 1992, Nano u akuzua dhe u arrestua në 30 korrik 1993.

Në vitin 1997, kolapsi i skemave Ponzi shënoi fillimin e një revolte të armatosur popullore kundër Presidentit Berisha, i cili u detyrua të jepte dorëheqjen në korrik 1997. Berisha shpalli zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 29 qershor dhe ai dekretoi një amnisti të përgjithshme për të gjithë të burgosurit në mars 1997 edhe Nano doli nga burgu.  Nano u shpall i pafajshëm nga një gjykatë në Tiranë për abuzimin e tij të dyshuar të pushtetit dhe korrupsionin.

PS do të fitonte zgjedhjet e vitit 1997 dhe Nano do emërohej sërish kryeministër, ku do të qëndronte në detyrë deri në vitin 2005./albeu.com