Rusia ka sulmuar kryeqytetin ukrainas të Kievit, duke dëmtuar ndërtesat e banimit afër qendrës së qytetit , ndërsa në Indonezi mbahet takimi i liderëve botërorë të G-20.
Në atë që duket të jetë një sulm mbarëkombëtar, u raportuan goditje gjithashtu në Mykolaiv, Chernihiv dhe Zaporizhzhia, ndërsa në Kiev, dy ndërtesa banimi në lagjen Pechersk u goditën, sipas kryebashkiakut Vitali Klitschko.
Udhëheqësit botërorë, mes tyre edhe Sergei Lavrov i Rusisë janë aktualisht në një takim të G20 në Indonezi, ku ata kanë dënuar luftën kundër Ukrainës.
Sakaq, disa raketa ruse u rrëzuan me sukses në Kiev dhe ekipet e shpëtimit janë në vend, tha Klitschko, ndërsa Vitaly Kimm, kryebashkiaku i Mykolayiv, pretendoi se raketat ruse ishin lëshuar në tre valë.