Lia e majmunit, Shtëpia e Bardhë: Ja strategjia për të parandaluar përhapjen e sëmundjes

Administrata amerikane, ka njoftuar fillimin e fazës së parë të një programi vaksinimi për të luftuar përhapjen e lisë së majmunëve.

Sipas Shtëpisë Bardhë programi do të lejojë që shpërndarja e vaksinave të fillojë menjëherë tek subjektet dhe komunitetet më të rrezikuara për të frenuar përhapjen e sëmundjes.

Shtëpia e Bardhë thotë se do të shpërndajë rreth 300,000 doza të vaksinës së lisë së majmunit në institucionet mjekësore në të gjithë Shtetet e Bashkuara gjatë javëve të ardhshme.

Strategjia e saj përfshin gjithashtu testime të zgjeruara për të zbuluar menjëherë rastet.

 

Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thonë se që nga e marta, 4769 raste të lisë së majmunëve janë konfirmuar në 49 vende dhe rajone ku sëmundja nuk është endemike.

 

Më shumë se 300 prej rasteve kanë ndodhur në Shtetet e Bashkuara.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se virusi i lisë së majmunit mund të transmetohet nga një person te tjetri përmes kontaktit të ngushtë.

Sakaq një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha: “Ne e dimë se si përhapet lija e majmunëve. Megjithatë, administrata do të vazhdojë të ndërmarrë veprime agresive kundër virusit në mënyrë që të përmbajë infeksionet”.