Partia Demokratike do të mbledhë pasditen e të premtes në orën 18:00 Kryesinë e Partisë, ku do të diskutohet mbi mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të ditës së shtunë.
“Te nderuar anetare te Kryesise, Sot ora 18:00 do te zhvillohet mbledhja e Kryesise se Partise, me rend dite per mbledhjen e Kuvendit te dites se neserme. Ju falenderoj!”.
Rikujtojmë se ditën e nesërme në pallatin e Kongreseve Lulzim Basha do të mbledhë Kuvendin e tij ku pritet të merren vendime të rëndësishme në lidhje me situatën e PD.
Axhenda e Kuvendit të thirrur nga Basha:
1- Vendimmarrje mbi situatën politike me si edhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e PD, duke mos lejuar që problemet apo interesat personale të secilit anëtar të dëmtojnë interesat elektorale dhe politike të PD dhe agjendën e saj politike në përballjen me regjimin e Edi Ramës.
2-Miratimin e Aksionit Politik për të ardhmen e Partisë Demokratike dhe shpalljen e Platformës Qytetare për demokraci, për rikthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend si edhe ndërtimin e mekanizmit të bashkëpunimit me të gjitha forcat e shoqërisë në përballjen me regjimin e Edi Ramës , i cili në aleancë me krimin e organizuar ka shkatërruar çdo mjet të funksionit demokratike të shtetit shqiptar dhe po nxit braktisjen masive të vendit , kryesisht nga të rinjtë.
3-Miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike për të përgatitur strukturën e partisë për zgjedhjet e ardhshme , sipas Objektit “ partia Demokratike , partia e demokratëve dhe çdo shqiptari të ndershëm-Forca e vetme politike që do të sjellë ndryshimin në Shqipëri”. /albeu.com/