Letra e Pal Trashajt për Gent Sejkon dhe BKT: MCA skemë mashtrimi

Historiani Pal Trashaj nga Lezha, mesditën e 2 korrikut, piu helm para dyerve të SPAK-ut, duke ndërruar jetë disa orë më pas në spital, si akt ekstrem revolte kundër padrejtësisë dhe përballje disavjeçare me bandën e mikrokredive.

Karteli i mikrokredive Olsi Ibro dhe Arben Meskuti, përmes MCA që e ka marrë në dorë prokuroria, i kishin bllokuar Palit dhe të afërmeve të tij të gjitha pasuritë dhe llogaritë bankare, për disa këste kredie të pretenduara si të pashlyera te NOA, në vlerën 90 mijë lekë.

NOA ia shet kredinë bandës MCA-ADCA të dyshes Ibro-Meskuti (ky i fundit në burg). MCA i kërkon Pal Trashajt rreth 5 mijë euro, më shumë se pesfishin e shumës së pretenduar të papaguar nga NOA.

MCA bashkëpunon me përmbaruesin Helidon Xhindi për bllokimin e pasurive të Pal Trashajt, me qëllim për t’a shtrënguar për të dhënë paratë.

Prapaskena mëson se përmbaruesi Helidon Xhindi ishte shkarkuar nga Gazmend Bardhi që në 2017 dhe nuk kishte fare vulë.

Bankat e nivelit të dytë, përfshirë BKT, ka zbatuar urdhrin e përmbaruesit për bllokimin e llogarive të Pal Trashajt.

Ndërkaq, Pal Trashaj ka këmbëngulur se i ka shlyer këstet e kredisë që ka marrê te Noa. Trashaj është endur dyerve të prokurorisë dhe gjykatave duke kërkuar drejtësi. Vetëm media e ka dëgjuar dhe pasqyruar shqetësimin e tij.

Në vitin 2022, Pal Trashaj i është drejtuar me një letër drejtorit të BKT, turko-pakistanez Seyhan Pencabligil, të besuarës së tij Arjana Xhafa dhe guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, duke kërkuar nga BKT t’i zhbllokonte llogaritë bankare, ndërsa denoncon skemën mashtruese të MCA.

Ish drejtoresha e Prokredit Bank, Arjana Xhafa, dirigjente dhe në aferën e shoqërisë aksionere “Miell Tirana”, ka organizuar një skemë banditeske për të marrë “pjesën” nga mijëra klientët “e bllokuar” prej borxheve që kanë te mikrokreditë, në bashkëpunim me turkun Seyhan Pencablıgil.

Arjana Xhafaj i përgjigjet Pal Trashajt se nuk ia zhbllokon llogaritë pa paguar 4.8 milionë lekë te përmbaruesi Helidon Xhindi. /prapaskena


Shtuar 4.07.2024 20:26