Kryeministri Edi Rama ka replikuar me disa ndjekës të tij në faqen e tij të Facebook.
Replikat kanë ardhur pas publikimit të lajmit që certifikata e kontrollit teknik të DPSHTRR heq përfundimisht detyrimin e kontrollit fizik të automjetit kur ndërron pronësia.
Një pjesë e qytetarëve i kanë kërkuar llogari dhe të japë shpjegime për skandalin daljes së listave me të dhënat personale, pagat dhe jo vetëm, përfshirë edhe targat e makinave.
Një tjetër qytetar, referuar listave që dolën dhe rrogave shumë të mëdha të një pjese të vogël pyet kryeministrin se përse duhen tërë ata parazitët të marrin rrogat kot në kurrizin tonë.
Edi Rama i përgjigjet duke i thënë se rrogat për të cilat flet janë të sektorit privat ndërsa shërbimet janë të shtetit. Mes komenteve nuk mungon edhe ironia për Lulzim Bashën./albeu.com/