Leonardo DiCaprio dhe Camila Morrone i kanë dhënë fund lidhjes së tyre 4-vjeçare, deklaruan disa burime për revistën People. Çifti i cili e mbajti lidhjen e tyre kryesisht private ishin të lidhur që nga janari i vitit 2018 gjatë një daljeje në Aspen, Kolorado dhe debutuan si çift kur u ulën së bashku në rreshtin e parë në Oscars në shkurt të vitit 2020.
Në korrik 2019, një burim i brendshëm i tha revistës se DiCaprio dhe Morrone dukeshin “shumë seriozë” me njëri-tjetrin dke shtuar se ata kishin një marrëdhënie serioze. “Padyshim që nuk është një marrëdhënie e rastësishme. Camila kalon shumë kohë në shtëpinë e tij. Camila njihet prej kohësh si e dashura e Leos. Dhe Leo e prezantoi atë me të dy prindërit e tij shumë kohë më parë”, tha burimi.
Më pas, në qershor të vitit 2020, një burim tha: “DiCaprio-s i pëlqen të jetë me Morrone pasi ata kaluan 24/7 me njëri-tjetrin në kohën e pandemisë. Ata janë shumë afër”. DiCaprio dhe Morrone janë fotografuar duke kaluar së bashku fundjavën e 4 korrikut në fillim të kësaj vere në një plazh në Malibu. Në gusht, Morrone u pa në St.Tropez me nënën e saj. Ndërkohë, DiCaprio është parë për darkë me miqtë në Los Angeles javën e kaluar.