Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdoğan e cilësoi tërmetin e sotëm si katastrofën më të madhe që nga tërmeti i vitit 1939 në Erzincan.
Në fjalën e tij ai tha se insyitucionet përkatëse janë në gatishmëri për qytetarët, ndërsa vuri në dukej se ka nisur diskutimet me ndërkombëtaret për t’i ardhur në ndihmë Turqisë.
View this post on Instagram
“Mëngjesin e sotëm në ora 04:17 na ka tronditur katastrofa më e madhe që nga tërmeti i vitit 1939 në Erzincan. Institucionet shtetërore me të gjitha shërbimet janë mobilizuar në rajonin e prekur nga tërmeti. Nga tërmeti në Turqinë kanë humbur jetën 912 persona ndërsa 5.385 janë plagosur. Vazhdojnë aktivitetet e kërkim-shpëtimit të qytetarëve tanë që kanë mbetur nën rrënoja në rajonet e goditura nga tërmeti. Më shumë se 900 shpëtimtarë aktualisht janë duke kërkuar të zhdukurit pas tërmetit, numri i shpëtimtarëve vazhdimisht po rritet. Deri më tani nga rrënojat janë shpëtuar 2.470 persona ndërsa numri i ndërtesave të rrënuara ka shkuar në 2.818. Ka filluar vendosja e kontakteve me vendin tonë me qëllim të ndihmës ndërkombëtare. NATO, BE dhe 45 vende kanë ofruar ndihmë për Turqinë”, tha Erdogan.
Turqia nuk po gjen qetësi. Vetëm 12 orë pas tërmetit shkatërrues me magnitudë 7.8 të shkallës Rihter, është goditur nga një tërmet tjetër me magnitudë 7.7.
Epiqendra ka qenë në Kahramanmaraşit, sipas të dhënave të Sizmologjisë Evropiane.
Mëngjesin e sotëm, rreth orës 04:00, Turqia u godit nga një tërmet 7.8 ballë, duke lënë pas mijëra viktima dhe të plagosur./albeu.com/