Pasditen e kësaj të shtune, në zonën e Komunës së Sinjës, në Bashkinë Berat, është regjistruar një tërmet me magnitudë 3.3 ballë të shkallës Rihter.
Të dhënat paraprake të publikuara nga EMSC, Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare, bëjnë të ditur se lëkundja sizmike është shënuar në orën 14:43 dhe ka pasur një thellësi prej 5 kilometrash.
Të lidhura
None found
Deri në këto momente nuk ka raportime për dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa autoritetet nuk kanë bërë të ditur për probleme të shkaktuara nga kjo lëkundje.
