Në vijim të operacionit policor të koduar “Inspektorati”, ku një ditë më parë u ndaluan 4 shtetas dhe u proceduan penalisht 3 të tjerë për veprën penale “Shpërdorim Detyre”, nga shërbimet e Policisë së Dibrës u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim policor E. Xh., 37 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë ish-kryeinspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Dibër, i dyshuar se ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./albeu.com