Pak miliona nga mbyllja me sukses, Varane pret biletën për Mançester

Raphael Varane do bëhet i Manchester United këtë verë. Kjo është ajo që raportojnë të gjitha mediet europiane, me klubet, që janë në negociata të avancuara për të mbyllur këtë lëvizje.

28-vjeçari ka edhe një sezon kontratë dhe nuk ka ndërmend të rinovojë , me Real Madrid, që e ka nxjerrë në shitje. Florentino Perez kërkon të paktën 50 milionë euro.

Manchester United ka ofruar fillimisht 40 milionë, por gjithçka mund të zgjidhet duke gjetur një rrugë të mesme. Vetë Varane e do një eksperiencë në Premier League dhe ka pranuar kontratë deri në vitin 2026.


Shtuar 17.07.2021 10:29