Legjenda e futbollit brazilian humbi jetën, Rama për Pele: Sonte ai dhe Maradona janë bashkë në fushën e qiellit

Humbja e legjendës së futbollit brazilian ka tronditur ditën e sotme mbarë opinion publik dhe jo vetëm futbolldashësit.

Mbi këtë humbje ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka cituar shprehjen e Peles se një ditë ai dhe Maradona do të luajnë së bashku në parajsë.

“Një ditë, shpresoj të luajmë bashkë me top në parajsë”, shkruajti Pele ditën kur Maradona iku nga kjo botë. Sonte ata janë bashkë në fushën e qiellit⭐️?⭐️

#KingsofKings❤️⚽️❤️


Shtuar 29.12.2022 23:53