Ish-deputeti dhe drejtuesi politik i Partisë së Lirisë në Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, shprehet se pas ngjarjeve të djeshme në Kuvendin e Shqipërisë si rrjedhojë e burgosjes së deputetit demokrat Ervin Salianji, tashmë nuk ka kthim pas për opozitën.
Teksa publikon pamjet kaotike në shkallët e godinës së Kuvendit, ku deputetët i vunë flakën karrigeve të sallës së seancave plenare, Maliqi thotë se e djeshmja është një akti i mbarë i fillimit të mbrojtjes së fjalës së lirë, të demokracisë, votës dhe të ardhmes.
“S’ka kthim pas. Fillim i mbarë në mbrojtje të fjalës së lirë, të demokracisë, votës, së ardhmes.
Në 7 Tetor të gjithë në shesh para Kryeministrisë së krimit, drogës, shpopullimit, më pas në çdo rrugë e shesh në Tiranë dhe në shkallë vendi, kundër Regjimit, mafies, narkoshtetit, drejtësisë së kapur, skandaleve korruptive.
Parlamenti jashtë funksionit. Qeveri teknike, zgjedhje të lira!
O Sot, o kurrë në protestë, mosbindje, revolucion demokratik pa kthim deri në fitoren e votës së lirë”, shprehet në reagimin e tij ish-deputeti Lefter Maliqi.
ÇFARË NDODHI DJE NË KUVEND?
Ka zgjatur vetëm 25 minuta seanca plenare e pasdites së djeshme, e cila u shoqërua me përplasje të forta nga opozita.
Ndërsa kryeparlamentarja po njoftonte ndërprerjen e mandatit për deputetin e PD-së, Ervin Salianji, opozita shkaktoi kaos dhe tensione, ku nuk mungoi përplasja e deputetëve demokratë me Gardën e Republikës.
Në fjalën e saj, Spiropali tha se njoftimi duhet t’i bëhet KQZ.
Ndërsa kryeparlamentarja po njoftonte ndërprerjen e mandatit për deputetin e PD-së, Ervin Salianji, opozita shkaktoi kaos dhe tensione, ku nuk mungoi përplasja e deputetëve demokratë me Gardën e Republikës.
Në fjalën e saj, Spiropali tha se njoftimi duhet t’i bëhet KQZ.
“Karriget tona janë të qytetarëve, Edi Rama ka djegur parlamentin. Ne dorëzojmë karriget tona, duke i djegur të parët. Ne jemi për qytetarët dhe për interesin e qytetarëve. Djegien e mandateve e bëri kush e beri dhe ishte shmangie nga beteja. Ne nuk shmangemi nga beteja, do na kenë përballë çdo moment”, tha Bardhi.
Pas deklaratave, deputetët e opozitës i vunë flakën karrigeve të tyre jashtë Parlamentit.
Menjëherë pas përplasjeve, kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali, e frikësuar njoftoi mbylljen e seancës së djeshme parlamentare.
Ky aksion i opozitës pati si arsyetim kryesor dënimin me burg të Ervin Salianjit, me Partinë Demokratike që ka paralajmëruar më herët përgjigje të ashpër kundrejt qeverisë.
“Aktet tuaja do të kenë pasoja, madje dhe do të shqyrtohen”, paralajmëroi Spiropali, e cila më pas mbylli seancën.