“Lefter Koka” fut në sherr Prokurorinë dhe Gjykatën e Tiranës

Publikimi në media i një fotoje ku shihet ish-ministri i mjedisit Lefter Koka në ambientet e “burgut 313” në kryeqytet ka përplasur institucionet në gjykatën e Tiranës. Prokuroria e kryeqytetit ka indentifikuar personin që ka shkrepur foton dhe ka ngritur ndaj tij akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe cënimit të privatësisë.

ABC mëson se ka qenë postieri i institucionit të akuzës ai që ka shkrepur foton e ish-ministrit Koka në kohën që ai qëndronte në ambientet e ajrosjes.

Veprimi i tij u zbulua nga kamerat e sigurisë së burgut. Edhe vetë punonjësi I prokurorisë ka pranuar se ka fotografuar ish-ministrin, por ka mohuar ta ketë shpërndarë atë në media. Sipas prokurorisë ky shtetas ka cënuar sigurinë e burgut, si dhe ka dëmtuar figurën e ish-ministrit. Por Gjykata e Tiranës doli në përfundim se postieri I prokurorisë nuk ka konsumuar këtë vepër penale, pasi sipas nuk është punonjës i burgjeve dhe nuk kishte për detyrë të ruante privatësinë e tij.

Në lidhje me akuzën e cënimit të privatësisë së Kokës, togat e zeza argumentuan se kjo nuk është një çështje penale, e për këtë Koka, duhet ti drejtohet gjykatës civile nëse ka pretendime./abcnews.al/