Leclerc para Verstappen, “pole position” në Çmimin e Madh të Australisë

Charles Leclerc ka fituar “pole position” në provat zyrtare për Çmimin e Madh të Australisë dhe do të niset i pari në garën e nesërme.

Piloti i Ferrari regjistroi kohën më të shpejtë, me një diferencë shumë të vogël me kampionin në fuqi të Formula 1, Max Verstappen që garon me Red Bull Racing.

Të lidhura

None found

Ferrari tjetër i Carlos Sainz do të niset i nënti, pasi u pengua në fund për të regjistruar një kohë të shpejtë nga Fernando Alonso që doli jashtë piste.

I treti do të niset një tjetër makinë Red Bull, me Sergio Perez në timon. Lewis Hamilton do të niset vetëm i pesti, para shokut të tij të skuadrës, George Russel dhe Daniel Ricciardo të Mclaren. Lando Norris e nis i katërti. /h.ll.albeu.com