LDK aleancën me Vetëvendosjen? Harxhi dhe Sherifi: E pamundur

Pedagogu Idaver Sherifi deklaroi në “Log.” në ABC se do të ishte e pamundur një aleancë mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjes pas zgjedhjeve lokale të mbajtura një ditë më parë. Ai tha se Vetëvendosja është një parti e cila shumë vite më parë ka filluar si nismë ndërsa rritja e saj ka ardhur për shkak se afroi shumë individ me baza lokale pranë saj.

“Mua më duket një lloj aleance e pamundur. Që nga baza elektorale e partive deri te fryma që ka. Vetëvendosja ka filluar si lëvizje shumë vite përpara. Rritja e fundit ka qenë sepse u hap shumë ndaj figurave që ishin drejtues. Krijoi frymë dhe afroi njerëz që kishin vota me baza lokale. Mori atë që mund të merrte nga partitë e tjerë. Ka ngelur shumë pak elektoral në PDK që mund të kalojë në Vetëvendosje. Janë shumë të ndryshme dhe më duket e pamundur”, u shpreh Sherifi.

Ndërsa ish-kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike Edith Harxhi theksoi se këto zgjedhje treguan se ka lëvizje të elektroratit në Kosovë, veçanërisht në radhët e diasporës. Ashtu si Sherifi, ajo u shpreh skeptike për një bashkëpunim të mundshëm mes Vetëvendosjes dhe PDK-së.
“Vetëvendosja ka pasur mungesë perfomance me premtimet që ka dhënë deri tani. Ka pasur një lëvizje të elektoratit në Kosovë. Nëse do bëhej sondazh tani për diasporën jam e sigurt që nuk do votohej ashtu si ishte. Mendoj se ka të bëjë edhe me personalizimin e fushatës nga Kurti. Është ndjerë fryma e re me Memli Krasniqin dhe me LDK. Unë mendoj se ata po shkojnë aty ku kanë qenë. Nuk kanë rritje shumë të madhe. LDK të mos fitojë Gjilanin apo të zhvendoset nga Prizreni është shumë e rëndë.

Dje në Maqedoni shumica e partive politike në Maqedoni dolën dhe shpallën fitoren, gjë që nuk ndodhi Kosovë. Nuk besoj se PDK do jetë në koalicion me Vetëvendosjen, vetëm nëse do rrëshkasi nga fryma e Rugovës përfundimisht. Kosova voton edhe në këtë formë”, tha ajo. /abcnews.al


Shtuar 18.10.2021 22:09