Lazio-Roma, një derbi që nuk luhet, por që fitohet

¨Një derbi nuk luhet, por fitohet¨.  Këto do të ishin fjalët e Rudi Garcias, ish-trajner i Romës, para një derbi në vitin 2013. Fjalë të cilat i përshtaten kokë e këmbë atij që ka luajtur më shumë se 100 të tillë dhe ka fituar më shumë se gjysmën e tyre. Jose Mourinho është mbreti i sfidave shumë të ndezura mes ekipeve të të njëtit qytet.

Pikërisht këtë të dielë Mourinhon e pret përballja e parë mes ekipeve të kryeqytetit italian, një prej supersfidave më të ndezura në rang botëror. Interesant është fakti se me trajnerin Sarri ai është përballur, madje edhe ka diskutuar, në Premier Leaguen angleze.

Trajneri i Romës e di mirë se si fitohet një derbi. Ai ka përjetuar 116 beteja të tilla në karrierën e tij glorioze 21 vjeçare, në 7 vende të ndryshme, me 7 ekipe të ndryshme. Nga këto ai numëron 78 fitore, 19 barazime dhe 19 humbje në total.

Këto rezultate dhe mjeshtëria e treguar deri tani nga Special One bëjnë që tifozët e Romës të shpresojnë për mirë në këtë përballjë. Nga e diela nis një aventurë e re derbish për trajnerin portugez dhe ai është ende shumë i uritur për fitore. Lazio është e paralajmëruar dhe Sarrit i duhet të marrë masat.

Kujtojmë që pas pesë javësh të këtij kampionati Roma gjendet në vendin e katërt me 12 pikë, kurse Lazio në vendin e shtatë me 8 pikë së bashku me Bolognën./albeu.com


Shtuar 24.09.2021 20:00