Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, është shprehur se Perëndimi ka interesa në Ukrainë dhe se nuk dëshiron që lufta të përfundojë.
“I fundit që vërtetoi se Perëndimi nuk dëshiron që lufta të përfundojë është Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili ditët e fundit tha se një armëpushim do të ishte në interes të Rusisë dhe sr kjo nuk mund të lejohet. Është e vështirë për mua të them se në çfarë bazohet një analizë kaq e cekët”, tha ministri i Jashtëm rus.
“I vetmi supozim që bëjmë është se Perëndimi nuk dëshiron ta ndalë këtë luftë , pasi ka interesat e veta gjeopolitike. Para së gjithash, Perëndimi dëshiron të eliminojë një tjetër konkurrent në skenën botërore”, theksoi Lavrov. /albeu.com/