Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, po jep një konferencë për shtyp në Moskë.
Ai tha se presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se alternativa e vetme ndaj sanksioneve është një luftë e tretë botërore, dhe Lavrov vazhdoi duke thënë se një luftë e tretë botërore mund të jetë vetëm “luftë bërthamore”.
Më tej, Lavrov tha se kjo është vetëm në kokat e politikanëve perëndimorë, dhe nuk është në kokat e popullit rus.
“Nëse bëhet një luftë e vërtetë kundër nesh, atëherë ata që bëjnë plane të tilla duhet të mendojnë për këtë, dhe për mendimin tim, plane të tilla po bëhen,” tha ai./albeu.com