“Lamtumirë usta!”, Rama shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të regjizorit Pirro Mani

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të artistit Pirro Mani.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Rama shprehet se historia e artit skenik shqiptar pa të do të ishte shumë e varfër.

Postimi i plotë:

LAMTUMIRË USTA!
Pirro Mani ishte ustai i madh i skenës kombëtare teatrore. Pa të kultura dhe historia e artit skenik shqiptar do të ishin shumë më të varfër.
U prehtë në paqe dhe ngushëllime familjes


Shtuar 3.06.2021 15:42