Në shumicën e rasteve, gërhitja është një problem veçanërisht për ata që jetojnë me dikë që gërhet.
Ata që gërhasin, nuk e kuptojnë fatin e tmerrshëm të partnerëve të tyre që nuk gërhasin, të cilëve u del gjumi në mes të natës ose zgjohen të irrituar në mëngjes.
Zakonisht, gërhitja ndodh gjatë gjumit të thellë tek njerëzit që kanë të deformuar murin e hundës, që i kanë rrugët e frymëmarrjes të ngushta, tek ato që konsumojnë shumë alkool ose tek ata që janë mbipeshë. Përveç kësaj, gërhitja mund të shkaktohet edhe nga një sekrecion i tepërt në fyt ose hundë.
Megjithatë, ne do ndajmë me ju një lajm të mirë!
Ekziston një zgjidhje efektive natyrale e cila ndalon gërhitjen. Shumë njerëz thonë se konsumi i rregullt i pijes së mëposhtme shijshme i ka ndihmuar ata të ndalojnë gërhitjen.
Përbërësit:
1/4 limon
2 karota
1 rrënjë të freskët xhenxhefil
2 mollë
Mënyra e përgatitjes:
Në një blender, përzieni të gjithë përbërësit e mësipërm dhe përgatisni një lëng ose smoothie.
Konsumoni këtë pije disa orë para se të shkoni të flini, çdo ditë.
Efektiviteti i këtij lëngu natyral është tek vetitë e shkëlqyera të përbërësve të saj. Përmbajtja e lartë e vitaminës C në lëngun e limonit hollon lëngjet hundës dhe e pastron atë, ndërsa karota dhe molla përveçse pastrojnë hundën, ndihmojnë edhe për një gjumë të qetë.