Mbretresha britanike Elizabeta II u varros në faltoren e Shën Xhorxhit në Pallatin Uindsor më 19 shtator.
Ajo është varrosur afër burrit të saj të ndjerë.
Në ceremoninë private të varrimit kanë marrë pjesë anëtarët e familjes mbretërore, në krye me Mbretin Charles III.
Detajet e kësaj ceremonie nuk janë bërë publike dhe Pallati Bakingam e ka quajtur “një ngjarje thellësisht personale” të familjes mbretërore britanike.
Kësaj ceremonie i parapriu një ceremoni shtetërore e varrimit.
Në Pallatin Uindsor, udhëheqësi i ceremonisë shtetërore të varrimit, David Conner, u ka thënë mysafirëve se janë mbledhur për “t’ia dorëzuar Zotit, shpirtin e shërbëtores së tij, Mbretëreshës Elizabeta”.
“Në kohën e ndryshimeve kaq të shpejta, në këtë botë me probleme, qetësia e saj dhe prezenca dinjitoze, na ka dhënë besim për t’u përballur me të ardhmen, ashtu siç është përballur ajo, me kurajë dhe shpresë”.
Kjo ceremoni është përmbyllur me këngë kishtare.
BREAKING: In a solemn final moment, Queen Elizabeth II’s casket descends into the royal vault at St. George’s Chapel in Windsor. https://t.co/bj3P8CRIHc pic.twitter.com/c7ao1wErhO
— ABC News (@ABC) September 19, 2022