Lamtumira për Gerti Bogdanin, nisin homazhet në nderim të ish-deputetit

Arkëmorti i ish-deputetit Gerti Bogdani, ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë, teksa kanë nisur  homazhet për të. Në ambientet e Kuvendit, ka mbërritur edhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, si edhe funksionarë të tjerë të PD për të kryer homazhet.

Gerti Bogdani, do të përcillet ditën e sotme drejt banesës së fundit, pasi humbi jetën në mënyrë tragjike ditën e djeshme, në moshën 44-vjeçare.

Figura dhe personaliteti i tij do të nderohen ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, pjesë e të cilit ai ishte për 2 mandate, duke ardhur nga radhët e Partisë Demokratike.

Homazhet dhe ceremonia e lamtumirës, do bëhen sot në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës.

 









Shtuar 19.09.2024 10:15