Evagjelia Veli do të përfaqësonte Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare në sportin e peshëngritjes, por tashmë ajo është tërhequr për arsye se ka rezultuar pozitive me COVID-19.
Lajmi është bërë i ditur nga Veli me një foto të postuar në Instagramin e saj personal duke shkruar se nuk do të marrë pjesë në “Oran 2022”.
Veli u shpall së fundmi kampionë Europe dhe ishte gjithashtu kandidate për medalje në Lojërat Mesdhetare./ h.ll/albeu.com