Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka ka njoftuar hapjen e shërbimeve konsullore në ambasadën shqiptare në Londër për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Irlandë.
Ministrja informoi e duke nisur nga dita e hënë e kësaj jave të gjithë shqiptarët e Irlandës mund të marrin shërbimet në Londër.
“Duke filluar nga data 20 qershor, Ambasada Shqiptare në Londër në Bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe Kompaninë Aleat, do të fillojë ofrimin e shërbimeve konsullore për shqiptarët që jetojnë në Irlandë,”shkruan ministrja.
Ajo njoftimo gjithashtu se duke nisur nga 27 qershori për herë të parë Ambasada Shqiptare në Kanada do të fillojë të ofrojë shërbime për dokumente biometrike , pasaporta dhe letërnjoftime elektronike.