Lajm i mirë: Asnjë humbje jete dhe vetëm 3 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar vetëm tri raste pozitive me koronavirus nga 1.105 testime të kryera.

Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë. Ndërkohë, pesë persona janë shëruar, duke e çuar numrin total të të shëruarve në 105.381.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 107.800 raste pozitive, 2.261 vdekje dhe janë kryer 680.360 teste.Numri i rasteve është 158.


Shtuar 5.07.2021 15:01