Lajm i keq për Inzaghin, dëmtohet Calhanoglu, shpresohen minuta loje për Asllanin

Një lajm i keq ka ardhur për Simone Inzaghi para ndeshjes kundër Udineses, ndeshja e fundit para pushimit për kombëtaret.

Hakan Calhanoglu nuk do të jetë për shkak të një shpërqëndrimi muskulor në kofshën e majtë, të theksuar nga testet instrumentale që iu nënshtrua sot në Humanitas. Klubi zikaltër ka bërë me dije që gjendja e mesfushorit turk do ttë rivlerësohet në javën e ardhshme.

Mungesa e tij, do të sjellë shpresë për disa minuta për mesfushorin shqiptar Kristjan Asllani, edhe pse duket se vendin e tij do ta zejë Mkhitaryan./ h.ll/albeu.com


Shtuar 16.09.2022 09:30