Lady Gaga bën rrëfimin tronditës: Më përdhunuan 19 vjeç dhe mbeta shtatzënë

Në një intervistë për episodin e parë të serisë re “The Me You Can Not Se” të Oprah Winfey për shëndetin mendor, Lady Gaga ka bërë një rrëfim tronditës. Ajo ka treguar se, kur ishte 19-vjeç është përdhunuar nga një producent muzikor, i cili edhe e kishte lënë shtatzënë.

Ai e kishte kërcënuar se nëse nuk zhvishej, do t’i digjte të gjitha këngët e saj.

Këngëtarja me famë botërore shprehet se edhe pas kaq shumë vitesh, kjo eksperiencë e keqe e jetës së saj, i ka mbetur traumë.

“Isha 19 vjeç dhe po punoja në një biznes, dhe producenti më tha: “Hiqi rrobat”. Unë i thashë jo dhe dësha të largohesha, por ai më tha se do të digjte të gjithë muzikën time. Ai sërish më kërkonte pa pushim të heq rrobat, dhe në një moment ngriva…dhe nuk mbaj mend më”, tha Gaga.

“më la shtatzënë në një cep … sepse po villja dhe isha sëmurë ”, tha më tej këngëtarja.

Tani që është 35-vjeç ajo shprehet se nuk dëshiron që kurrë të përballet em atë person./albeu.com

Shtuar 21.05.2021 12:38

Tags: