Prokuroria Kundër Kurrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kërkuar 93 vjet burg për 10 të pandehurit që ranë në pranga për laboratorin e drogës në Frakull të Fierit, në posedim të familjes Çervanaku.
Për Viktor Cervanakun, ish-kryetarin e komunës se Frakullës, SPAK kërkon dënimin me 16 vjet burg.
Për vëllain e tij, Zenel Çervanaku, prokuroria kërkon 15 vjet, por që të dy do të përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar.
Djali i tij, Delinson Cervanaku së bashku me Klajdi Kodrën e Nikolin Gjolenën, ky i fundit i dyshuar si koka e grupit kriminal, duhet të vuajnë dënimin më të rëndë sipas prokurorisë, e cila kërkon 18 vjet heqje lirie.
Ndërkohë, pjesë e organizatës kriminale sipas organir hetimor ishte edhe e fejuara e Delinson Çervanakut, Enxhi Ferhati, e cila sipas SPAK meriton të dënohet me 8 vjet.
Të gjithë ata akuzohen për trafik narkotikësh, grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje. Sipas SPAK, këta persona janë përgjegjës për trafikimkn e 485 kg kokainë te fshehur në pleh kimik, të ardhur nga Kolumbia.
Laboratori i drogës në Fier u zbulua në nëntor të vitit të kaluar pas një operacioni të përbashkët mes DEA-s amerikane, autoriteteve shqiptare e atyre malazeze.
Laboratori i kokainës ishte vendosur në banesën e ish-kryetari i komunës, Viktor Çervanakut, ku u sekuestruan 485.5 kg kokainë në 400 thasë me pleh kimik.