La Zvicrën për t’ju bashkuar UÇK-së, ndërron jetë ish-ushtari dhe gazetari shqiptar

Gazetari shqiptar nga Kosova, dhe ushtar i UÇK-së,  Blerim Zhabari ka humbur jetën mëngjesin e sotëm.

Njoftimin për humbjen nga jeta të gazetarit Zhabari e ka dhënë kolegu i tij Gazmend Morina me anë të një postimi në Facebook.

“Blerim, ishe shoku me besnik, njeri i urte e intelektual i dalluar, veteran qe le Zvicren per t’iu bashkuar ne oret e para UÇK-se, gazetar i shquar e familjar i devotshem…”

Postimi i Plotë:

Ma këpute shpirtin vëlla Blerim. Me pikellim te thelle ju njoftoj se sot ka nderruar jete Blerim Zhabari. Blerim, ishe shoku me besnik, njeri i urte e intelektual i dalluar, veteran qe le Zvicren per t’iu bashkuar ne oret e para UÇK-se, gazetar i shquar e familjar i devotshem.

Nga asgje krijuam se bashku nje medium, te cilen ma besove nga dita e pare dhe kurre nuk me le vetem ne asnje sfide. Ishe vellau im dhe keshilltari im ne cdo moment qe me duhej.

Nje liber me shkru per virtytet e tua eshte pak. Nuk do te te harroj kurre shoku im i jetes! Qofte i perjetshem kujtimi per ty Blerim! Ngushllime familjes Zhabari. Varrimi behet sot ne ora 17:00 ne varrezat e fshatit Novolan te Vushtrrise. /albeu.com/

 


Shtuar 6.07.2021 09:52