Ky shtet u jep punonjësve ditë pushimi për shkak të temperaturve të larta

Punonjësve shtetërorë në shumë pjesë të Irakut u është dhënë një ditë pushimi nga puna pasi temperaturat kanë shkuar mbi 50C  në disa zona, raportojnë mediat lokale.

Disa nga qytetet e vendit kryesuan listën e vendeve më të nxehta në botë të enjten.

Si rezultat i nxehtësisë përvëluese, të paktën 10 provinca pezulluan punën për shumicën e punonjësve shtetërorë, raporton BBC.

Një valë e të nxehtit në vend ka vazhduar që nga mesi i korrikut dhe parashikohet të vazhdojë.

Nxehtësia e djegur nuk është e pazakontë në Irak, si një nga vendet më të nxehta në Tokë. Por banorët thonë se kushtet po përkeqësohen.

Në portin jugor të Basrës, ku temperaturat janë veçanërisht të larta, ka nisur një pushim katërditor për punonjësit e administratës.

Megjithëse zyrat janë të mbyllura për shumë punonjës, shumë thonë se do të vazhdojnë të vuajnë pasi ndërprerjet e rregullta të energjisë bëjnë që ajri I kondicionuar të jetë i padisponueshëm.

Këtë vit janë shtuar edhe stuhitë mbytëse të pluhurit, duke penguar qiellin dhe duke shkaktuar pezullimin e shërbimeve.

Valët e të nxehtit janë bërë më të shpeshta, më intensive dhe zgjasin më gjatë për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit.

Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.1C që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në mbarë botën nuk bëjnë shkurtime të mëdha të emetimeve./albeu.com


Shtuar 5.08.2022 08:11