Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se vizita e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përbën një moment të rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Para nisjes drejt SHBA, Berisha deklaroi se shkon në Amerikë me të njëjtën bindje që kishte në mars të vitit 1991.
Të lidhura
None found
Sipas tij, vizita ne SHBA është udhëtimi i i viteve per Shqipërinë, ndërsa në rafshin personal ai deklaroi se do te takoje miqtë për t’i thene: “Une erdha”.
“Nisem për në SHBA po me atë bindje si në mars të 1991 se vendi i madh i lirisë do mbështesë Shqipërinë dhe shqiptarët në përpjekjet e tyre për tu çliruar nga diktatura autoritare e bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve. Prania juaj këtu dëshmon se ky është udhëtimi i viteve për Shqipërinë. Në rrafshin tim unë shkoj dhe takoj miqtë e tij u them “Unë erdha”, deklaroi kreu I PD.
I pyetur nëse do të takojë Donald Trump, Berisha duke qeshur tha: “Jo nuk do ta takoj”.
Një mesazh kishte edhe për Edi Ramën: “Për Padrinon, i them se po niset si Padrino dhe po arrin si Ramaduro”.
