Izraeli thotë se po planifikon të bëhet vendi i parë në botë që do të administrojë një dozë të katërt të vaksinës kundër Covid-19, ndërsa vendi po përgatitet për një valë të re infeksionesh të nxitura nga varianti Omicron.
Ekspertët izraelitë të pandemisë kanë rekomanduar një dozë të katërt përforcuese për personat mbi 60-vjeç dhe punonjësit e shëndetësisë, raporton albeu.com.
Kryeministri Naftali Bennett e mirëpriti planin dhe u tha zyrtarëve të fillonin përgatitjen.
Kjo vjen pasi Izraeli konfirmoi vdekjen e parë të një pacienti të infektuar me Omicron.
Në Izrael, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ka të paktën 340 raste me variantin Omicron.
Vendi ka konfirmuar më shumë se 1.36 milionë raste me Covid që nga fillimi i pandemisë, me rreth 8,200 vdekje, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins./albeu.com