Ky është shqiptari që u ekzekutua në Kolumbi, njihej me pseudonimin “Qoti”

Personi që shihni në foto, është Artur Tushi, shqiptarit i cili u ekzekutuan në një atentat mafioz në Kolumbi.

Viktima me origjinë nga fshati Raboshtë i Lezhës, njihej ndryshe edhe me pseudonimin ‘Qoti’.

44-vjeçari, i dyshuar si trafikant droge, u vra në një rrugë pranë qendrës tregtare Santa Fe, në lagjen El Poblado dhe autorët e dyshuar janë arrestuar nga policia.

Mësohet se Tushi ka precedentë penal në Spanjë, ku ka qenë i skeduar nga policia.

Sekretari i Sigurisë së qytetit, Manuel Villa Mejía, informoi se viktima ishte një burrë që kishte dokumente ekuadoriane, por është me kombësi shqiptare.

Gjatë atentatit, një grua që shoqëronte 44-vjeçarin shqiptar mbeti e plagosur.

Ai gjithashtu bëri të ditur se autori i dyshuar i vrasjes, i cili lëvizte me motor, u arrestua në komunën Bello, në veri të luginës Aburrá. Motori dhe arma e zjarrit me të cilën dyshohet se u krye vrasja u sekuestruan.

Motivet dhe detajet e rastit janë duke u hetuar në këtë moment nga autoritetet”, deklaroi Villa Mejía.


Shtuar 6.10.2025 13:38