Ky është polici malazez që dhunoi në sy të familjes ish-këshilltarin e Presidentit të Shqipërisë (FOTO)

Dhuna e një polici në pikën kufitare të Malit të Zi, ndaj ish-zyrtarit të lartë shqiptar Petraq Milo, ka sjellë reagime të shumta në rrjet.

Personi që shihni në foton e mësipërme ëhstë dragan Shqekiq, njeriu i cili shkeli çdo ligj dhe të drejtat ndërkombëtare, duke dhunuar barabarisht në sy të familjes Petraq Milon, këshillatarin e ish-presidentit Ilir Meta, kur ishte ende në detyrë.

Milo është nxjerrë me forcë nga makina dhe është dhunuar nga efektivi malazez, ndërsa priste në radhë.

Një veprim i paprecedentë dhe i dënueshëm ndaj një qytetari i cili respekton ligjin dhe rregullat.Kujtojmë se rastet e dhunimit të shqiptarëve në pikat kufitare të Malit të Zi, kanë qenë të përsëritura.

/AlbEu.com/


Shtuar 22.02.2023 16:40