Ky është personi që u gjet i dekompozuar në Fier (FOTO LAJM)

Një tjetër trup i pajetë është gjetur pasditen e së enjtes në qytetin e Fierit.

Burimet bëjnë me dije se kufoma është gjetur në lagjen e Backallarëve.

Trupi i pajetë është i dekompozuar dhe i përket Julian Priftit, i cili është deklaruar i humbur.

Ai është gjetur nga banorët në zonën e njohur si baza e tubove.

 

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë të cilat po hetojnë për ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 16:50, në lagjen “16 Prilli” , Fier, në një godinë të rrënuar, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit J. P., 42 vjeç, banues në Fier, i cili është larguar nga banesa më datë 26.03.2022.

Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 5.05.2022 17:20