Ky është grabitësi i argjendarisë që u vra nga policia në Kosovë

Personi që shihni lart në foto është një nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë, i cili u vra ditën e sotme nga policia.

Dukagjin Gashi mbeti i vrarë nga policia e Kosovës gjatë shkëmbimit të zjarrit mes grabitësve dhe policisë në lagjen Dragodan të Prishtinës.

Gashi, me profesion kuzhinier, dyshohet se është një prej autorëve të grabitjes së argjendarisë në Suharekë, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë.

Ende nuk dihen rrethanat se si ka mbetur i vrarë Gashi gjatë aksionit të Policisë.

Mediat në Kosovë shkruajnë se Gashi ishte i dyshuar se së bashku me vëllain e tij Korabin, i cili është ende në arrati, kishin luftuar krah ISIS në Siri.

Në grabitjen e argjendarisë në Suharekë ishin tre persona të maskuar dhe të armatosur rëndë. Ata u pikasën nga një patrullë e policisë, ndaj të cilës nuk ngurruan të hapin zjarr.


Shtuar 30.11.2023 16:07