Ky është 33-vjeçari Ramazan Mataj që u ekzekutua në Shkodër

Personi që shihni në foto,  është 33-vjeçari Ramazan Mataj, i cili u ekzekutua me breshëri plumbash brenda makinës së tij.

Ngjarja u shënua në Dragoç të Shkodrës. I riu ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij tip “Benz”, ku është qëlluar me breshëri plumbash. Plumba që i kanë marrë jetën.

 


Ramazan Mataj (viktima)

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, por kanë qenë banorët e zonës që mëngjesin e sotëm kanë vënë re automjetin e bërë “shoshë” nga plumbat dhe trupin e pajetë të 33-vjeçarit.

Fqinjët kanë dëgjuar të shtëna, por nuk e kanë kuptuar mirë se çfarë ishin, pasi aty pranë ndodhet një lokal dasmash.

33-vjeçari kishte vetëm 1 vite që ishte kthyer nga Belgjika, ku kishte jetuar dhe punuar. Një nga pistat që po hetohet është ndonjë konflikt i mundshëm në Belgjikë që mund të ketë çuar në atentatin e mbrëmshëm.


Shtuar 5.01.2025 10:59