Ky është 27-vjeçari Ardian Baloshi që u vra pas një konflikti në Kamëz

I riu në foto, është 27-vjeçari Ardian Baloshi, i cili humbi jetën këtë të hënë në Kamëz pasi u plagos me armë. Baloshi fatkeqësisht nuk arriti t’iu mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:25 në rrugën “Dervish Luzha”. Policia ka njoftuar se po punon me RENEA-n për kapjen e autorit, Sadik Llanaj i cili është i armatosur. Ai ka arritur të arratiset me mjetin e tij menjëherë pas ngjarjes.

Të lidhura

None found

Njoftimi:

“Tiranë. Sot, rreth orës 11:25, është marrë njoftim se në spital është transportuar pa shenja jete shtetasi A. B., rreth 27 vjeç.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para hetimore. Nga provat e administruara deri në këto momente, dyshohet se shtetasi A. B, është qëlluar me armë zjarri në rrugën “Dervish Luzha”, në Kamëz, pas një konflikti për motive të dobëta.

Si autor i dyshuar i ngjarjes është identifikuar shtetasi S. Ll., rreth 39 vjeç. Menjëherë janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore rrugore, janë angazhuar forca të shtuara policore në terren dhe po zhvillohen kontrolle intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë ligjore.

Sqarojmë se nuk ka shtetas të tjerë të dëmtuar nga kjo ngjarje. Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për kapjen e autorit dhe do t’ju informojmë në vijim për çdo gjë që lidhet me këtë ngjarje”, njoftoi policia.


Shtuar 8.06.2026 14:50

jojobetcasibomjojobetcasibomcasibomMadridbetMadridbetbetciobetpark girişjojobetcasibommatbetJojobetmatbetdeneme bonusugrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabetjojobetholiganbetJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvarcasino siteleriCasibom GirişcasibomCasibomcasibomgrandpashabetcasibomjojobetcasibom girişjojobet giriş