Kuvendi shpall vakancat për 6 anëtarë të KLGJ dhe KLP

Kuvendi i Shqipërisë shpall vakancat për 6 anëtarë të KLGJ dhe KLP nga radhët e avokatëve dhe organizatave të shoqërisë civile.

Kuvendi i Shqipërisë njoftoi sot se bazuar në ligjin nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” i ndryshuar” ka nisur procedurat për zëvendësimin e 6 anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të cilëve u përfundon mandati në Dhjetor 2023.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit, janë shpallur dhe kanë nisur procedurat për plotësimin e 2 vendeve vakante nga radhët e avokatëve dhe një nga organizatat e shoqërisë civile në KLGJ, si dhe 2 vendeve vakante nga radhët e avokatëve dhe 1 nga organizatat e shoqërisë civile në KLP.

Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare web të Kuvendit, të interesuarit për të kandiduar dhe që plotësojnë kushtet e parashikuara në legjislacionin përkatës, duhet që brenda datës 5 gusht 2023, të shprehin interesin e tyre përmes një kërkese me shkrim drejtuar Avokatit të Popullit.

Në linkun: https://parlament.al/lajme/9564ad13-9df6-4dda-8a9d-afde23e070d4 dhe https://parlament.al/lajme/912a6c9a-cb43-45de-976c-d1c6fa13387f,
të interesuarit mund të gjejnë kushtet që duhet të plotësojnë dhe të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që duhen dërguar në adresën elektronike [email protected], si dhe në adresën postare të Avokatit të Popullit.


Shtuar 20.07.2023 13:26