Kreu i Grupit Parlamentar, Gazmend Bardhi ka reaguar pas publikimit të pamjeve nga Kuvendi ku punonjësja u rrëzua nga shkallët pasi po vraponte drejt deputetit Agron Shehaj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi tha ky përbën një veprim denigrues ndaj dinjitetit të punonjëses së përgjegjshme të Kuvendit.
Sipas tij, lufta politike nuk duhet të përfshijë keqpërdorimin e punonjësve të administratës së Kuvendit. Bardhi theksoi se publikimi nga Kuvendi i këtyre pamjeve është dhunë ndaj një vajze, një gruaje dhe një nëne.
Të lidhura
None found
REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI
Përveç shkeljeve të rënda të të drejtës kushtetuese për privatësi, publikimi nga Kuvendi i kamerave të brendshme të sigurisë, përbën një veprim denigrues ndaj dinjitetit të punonjëses së përgjegjshme të Kuvendit.
Lufta politike nuk duhet të përfshijë keqpërdorimin e punonjësve të administratës së Kuvendit. Publikimi nga Kuvendi i këtyre pamjeve është dhunë ndaj një vajze, një gruaje, një nëne.
Dënoj me forcë publikimin e pamjeve të rënda, ku mbeti e dëmtuar një punonjës i Kuvendit dhe po me kaq forcë dënoj shkeljen e ligjit për mbrojtjen e privatësisë nga ana e Kuvendit të Shqipërisë!
